E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, mbi 13 mijë emigrantë kthehen brenda dy javësh

Burime të kapitenerisë së portit thanë se numri i emigrantëve që kthehen me tragetet e linjës Brindisi-Vlorë është rritur veçanërisht në 3-4 ditët e fundit, ku mesatarja ditore arrin më shumë se 1500 persona. Për të përballuar fluksin që pritet të rritet në dy ditët e fundit të vitit, autoritetet portuale kanë shtuar numrin e sporteleve dhe personelit për kontrollin e dokumentacionit. Aktualisht, funksionojnë 8 sportele, më shumë se dyfishi në periudha normale, prej të cilave dy janë për automjetet. Strukturat e policisë kufitare po zbatojnë masa të forta kontrolli për parandalimin e hyrjes së personave të kërkuar, që përpiqen të shfrytëzojnë situata të ngarkuara për të kaluar pa u identifikuar në këtë pikë kufitare.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›