Sterkaj Jam me prane Partise Socialiste

Lajmin e ka konfirmuar vete Sterkaj ne nje interviste te dhene ne emisionin Top Story ne Top Channel.
Une nuk shkoj pa u sqaruar problemi im ne PS. Por une do mbeshtetem tek ai krah qe ben opozite te forte. Pa tjeter qe jam me prane PS-se ka deklaruar Sterkaj.
Ai ka theksuar se per sa kohe do te jete ne Parlament do te punoje per shqiptaret ne vecanti per ata te zones se tij Malesine e Madhe.
Sa te jem ne Parlament vota ime sdo ndeshkoje asnje shqiptar duke shtuar se levizja e tij nuk ka qellime perfitimi.
Askush nuk mund te thote se Sterkajn mund ta bleje apo mund ta shese dikush. Une nuk kam vajtur tek asnje politikan i fuqishem per te kerkuar pune per njerezit e mi. Asnje nga familjaret e mi nuk eshte ne pushtet ka shtuar Sterkaj.
Me tej i pyetur lidhur me qendrimin e tij kur u zhvilluan zgjedhjet presidenciale Sterkaj ka mohuar zerat se ka votuar Bamir Topin ne kembim te favoreve.
Kur u be debati per zgjedhjet presidenciale shume vete mu afruan dhe me thane te jap voten ne kembim te ndonje posti ministri. Une kam thene se do te votoj per presidentin per interesin e vendit ka shtuar Sterkaj.