Sterkaj Nano me futi ne politike

Ai shprehet se ka qene kryetari socialist Fatos Nano qe pranoi kerkesen e tij per te hyre ne politike. Nano per 30 sekonda ra dakord me mua. Ne ate kohe ai ishte ne burgun e Bences. Kishte garancine time sepse nje pune e coj deri ne fund theksoi Sterkaj. Ne vijim ai u perqendrua ne situaten qe po kalon zona e tij elektorale.
Malesia e Madhe eshte nje zone e madhe ne llojin e vet. Ne Malesine e Madhe nuk ka asnje vote te vjedhur dhe asnje vote te kamufluar. Ne kater vite kur kam qene i PS-se dhe 2 vjet i pavarur une nuk kam dalluar asnje malsor te djathte dhe te majte per mua ata kane qene njerez. Vjen nje qeveri heq nje administrate por une nuk bej pjese ne kete model. Gjithmone ne radhet e policise une 4 police kam larguar nga puna. Asnje individi ne Malesine e Madhe nuk i kam premtuar vende pune. Atij komuniteti do ti sherbej gjithe jeten edhe kur te mos jem deputet shton deputeti aktualisht pa parti.
Me tej Paulin Sterkaj foli edhe per momentin e zgjedhjes se presidentit ne vitin 2007 kur ai u perjashtua nga PS-ja per shkak te votes ne favor te Bamir Topit. Isha per tu bere president Fatos Nano sepse i kisha nje detyrim moral. Kur iku Nano dhe u fut Ceka e pata me dyshim punen. Nuk doja qe vendi te shkonte ne zgjedhje te parakohshme. Mund te votoja Ceken por atij i mungonin 82 vota ndersa Bamirit vetem 2 shton Sterkaj.