Akuzat, Berisha turbullon politikën shqiptare në Shkup dhe Prishtinë
Reagime në lidhje me qëndrimet e kryeministrit Berisha ndaj politikës kosovare. Mediat në Prishtinë tregojnë pakënaqësitë. Reagime pati edhe në Shkup
Albert Gjoka
Kryeministri Berisha po turbullon politikën shqiptare në Prishtinë dhe Shkup. Një gjë e tillë është përcjellë gjatë ditëve të fundit nga mediat e Kosovës dhe Prishtinës. Komentet kanë ardhur menjëherë pas vizitave të fundit të kreut të PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi dhe drejtuesve të lartë politikë të AAK-së dhe LDK-së në Shqipëri. “Pasi e bindi Ramush Haradinajn se është politikan i djathtë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tashmë i konfirmoi dhe LDK-së së është lidere e së djathtës në Kosovë”. Kështu e komentoi dje gazeta “Express” sjelljen e politikanit të Tiranës në lidhje me takimet që zhvilloi me zotin Ramush Haradinaj të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe delegacionin e LDK-së. Gjakrat janë ndezur edhe më tepër në lidhje me qëndrimet e njëanshme të Shqipërisë amë edhe për faktin se Kosova ndodhet në prag të zgjedhjeve dhe çdo lëvizje në Tiranë interpretohet në një kontekst të ri në Prishtinë.
Tirana dhe zgjedhjet në Prishtinë
Më pak se tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet në Kosovë dhe udhëheqësit e partive politike të Prishtinës kanë shpeshtuar vizitat e tyre zyrtare në Tiranë. Brenda një kohe të shkurtër kanë bërë vizita zyrtare disa nga krerët e partive politike kosovare, por deklaratat zyrtare kanë shkaktuar reagime të forta në Kosovë. Mediat e Prishtinës u kushtuan rëndësi të veçantë takimeve të Berishës me Ramush Haradinajn dhe pak më vonë delegacionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një artikull të djeshëm, e përditshmja kosovare, “Ekspress” shtron pyetjen: “Por kush i jep të drejtë kryeministrit Berisha, që më kaq pasion, të përzihet në politikën e brendshme në Kosovë dhe sipas kujt Berisha është barometër i përcaktimit të politikave të djathta? Për ndryshe, ai është në shtrat me një parti majtiste”.
Sipas gazetës, kryeministri i Shqipërisë ka shfaqur indikacione për t’u përzier në zgjedhjet e sivjetme lokale në Kosovë, duke u pozicionuar qartësisht krah partive të deklaruara si të djathta. Pak ditë më parë, zoti Berisha firmosi një memorandum me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, veprim ky i ndërmarrë në prag të testit zgjedhor që pritet të bëjë politika kosovare.
Reagimet pas deklaratave zyrtare
Komunikatat zyrtare të Këshillit të Ministrave dhe partive politike kosovare në lidhje me takimin që zoti Berisha zhvilloi me delegacionin e LDK-së kanë shkaktuar debate të nxehta.
“Sot, në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherësh kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, rikonfirmoi mbështetjen e tij të parezervë për zhvillimin e mëtejmë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe interesimin e tij të thellë që LDK-ja, si parti lideriste e djathtë në Kosovë, t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare”, - thuhet në një komunikatë për media të LDK-së, të lëshuar pas takimit të kryeministrit Berisha me drejtuesit e LDK-së - nënkryetarët Eqrem Kryeziun dhe Lutfi Hazirit dhe sekretarin e Përgjithshëm, Ramë Manajn. Por, duke iu referuar burimeve zyrtare të qeverisë, thuhet: “Kryeministri shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me LDK-në në traditën e bashkëpunimit midis dy forcave politike, sikurse kërkoi mirëkuptim për vendosmërinë e tij për të mbetur i hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat politike të Kosovës, pasi ky është qëndrimi që përshtatet me interesin më të mirë të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe interesit kombëtar”. Më tej, njoftimi zyrtar i delegacionit të LDK-së thotë: “Ata theksuan po ashtu përkushtimin e LDK-së që të punojnë në jetësimin e mëtejmë të konceptit të djathtë politik, të trashëguar nga veprimi i saj mëse njëzetvjeçar, si dhe angazhimin e saj, sikur edhe më herët, për bashkëpunim me të gjitha partitë politike shqiptare, veçanërisht me partitë e djathta politike”.
Në përfundim të raportit të saj, “Express” konkludon se “partitë politike në Kosovë, sidomos LDK dhe AAK, po përpiqen ta shfrytëzojnë reputacionin e madh që ka Sali Berisha në Kosovë për të mbledhur vota”.
Zoti Berisha është një politikan me popullaritet në Kosovë, por që ka pasur edhe mbështetje nga Prishtina zyrtare, sidomos gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.
Vetoja e NATO-s dhe bojkoti maqedonas
E njëjta panoramë është edhe në raportet mes politikës së Tiranës dhe spektrit politik shqiptar në Maqedoni. Menjëherë pas takimit që kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, zhvilloi me zotin Berisha, pati zhvillime radikale në linjat e saj politike. Në një konferencë për shtyp Thaçi tha se nuk përjashton mundësinë që t’i kërkojë Berishës që të vërë veton për Maqedoninë nëse nuk respekton të drejtat e shqiptarëve. Po ashtu, PDSH-ja deklaroi bojkotin e Kuvendit, përkundër qëndrimit zyrtar të SHBA-ve dhe Bashkimit Europian.
Udhëheqësit shqiptarë në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, po shtojnë ndjeshëm kontaktet dhe po koordinojnë lëvizjet politike, qoftë në interesin e tyre personal, qoftë edhe në aspektin e faktorizimit shqiptarë në rajon. Ndoshta, më shumë se asnjëherë tjetër. Në kohën që politika e Prishtinës dominohej nga Ibrahim Rugova ka pasur oshilacione të mëdha mes LDK-së dhe institucioneve kosovare në lidhje me Berishën.
Tani, kur kryeministri Berisha pret të krijojë qeverinë e re dhe të nisë mandatin e dytë, ai është i interesuar që të rrisë rëndësinë e tij në rajon dhe më gjerë, kur pritet të marrë vlerësimet përfundimtare të zgjedhjeve nga organizatat ndërkombëtare dhe presë vendime të rëndësishme politike nga Brukseli, si liberalizimi i vizave, apo marrja e statusit të vendit kandidat.
DEKLARATAT
Berisha me Delegacionin e LDK-së
Më tej biseda u përqendrua në bashkëpunimin midis dy forcave politike, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryeministri shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me LDK-në, në traditën e bashkëpunimit midis dy forcave politike, sikurse kërkoi mirëkuptim për vendosmërinë e tij për të mbetur i hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat politike të Kosovës, pasi ky është qëndrimi që përshtatet me interesin më të mirë të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe interesit kombëtar.
Burimi: km.gov.al (12 gusht 2009)
Berisha me kreun e AAK-së, Haradinaj
... z. Berisha dhe z. Haradinaj nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ky memorandum synon zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë midis dy partive politike, duke u bazuar në përcaktime programore të përbashkëta, të orientimit politik të qendrës së djathtë për zhvillimin e demokracisë, ekonomisë së tregut të lirë, afirmimin e vlerave kombëtare dhe integrimin euroatlantik. Në përfundim të takimit, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë dhe gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me çdo parti politike në Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë.
Burimi: km.gov.al (06/08/2009)
Berisha me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi
Kryeministri Berisha priti sot në një takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, zotin Menduh Thaçi. Kryetari i PDSH-së, zoti Thaçi, e përgëzoi kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke theksuar se kjo ishte një fitore e rëndësishme për Shqipërinë, pasi ruan vazhdimësinë e projekteve dhe punëve që qeveria shqiptare tashmë ka ndërmarrë.
Kryeministri u shpreh se fitorja e një mandati tjetër është një avantazh i madh për vazhdimin e projekteve që synojnë të shkëputin Shqipërinë dhe shqiptarët nga prapambetja shekullore....
Më tej, kryeministri Berisha dhe zoti Thaçi shkëmbyen mendime edhe për situatën e përgjithshme në rajon dhe Maqedoni.
Burimi: km.gov.al (05/08/2009)
14 Gusht 2009