E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, policia ndalon 94 kultivues hashashi në Lazarat

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot 94 persona, në hyrje të Lazaratit.

Këta persona udhëtonin në 5 furgona, ndërsa ndalimi i tyre ka ardhur pas dyshimit të policisë se ata punësohen në Lazarat, si kultivues të bimëve narkotike. Ky aksion është në vazhdën e aksionit të nisur që para dy javësh në fsharin “rebel” të Lazaratit. 

Më 15 qershor, përfaqësues të forcave të RENEA-s, kanë shoqëruar rreth 100 persona të punësuar sezonalë në Lazarat. Uniformat blu të Gjirokastrës në bashkëpunim me dy grupe të FNSH-së së Fierit kanë ndaluar 6 furgonë me "pasagjerë" që po shkonin për në Lazarat. Pas marrjes në pyetje, personat e shoqëruar kanë treguar me detaje sesi ishin punësuar, se si hapnin gropat ku mbillnin hashashin, sa orë punonin, sa paguheshin dhe cilët ishin punëdhënësit e tyre. 

Tashmë policia e Gjirokastrës dhe për rrjedhojë dhe eprorët e tyre në Tiranë kanë një listë të banorëve të Lazaratit që kultivojnë bimë narkotike, por për arsye hetimore emrat e tyre nuk bëhen me dije.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›