Gjirokastër, sekuestrohen 150 kg marijuanë në kufi me Greqinë

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 150 kg marijuanë ndërsa ka shpallur në kërkim 6 persona. Gjatë operacionit të koduar “Akulli” i ndërmarrë nga sektori kundër narkotikëve në drejtorinë e policisë së Gjirokastrës në vendin e quajtur Pylli i Katundës në kufi me shtetin grek është bërë e mundur sekuestrimi i një sasie prej 150 kg lëndë narkotike ndërsa po vijojnë kërkimet për kapjen e poseduesve të saj.
Mësohet policia është vënë në ndjekje të 6 personave të cilët po transportonin 4 çanta të mëdha me drogë në shtetin grek por me të vënë re policinë transportuesit kanë shkëmbyer zjarr me policinë ndërsa më pas kanë braktisur lëndën narkotike dhe 3 pistoleta dhe janë larguar drejt shtetit grek.
Në ndihmë të sektorit të narkotikëve të drejtorisë së qarkut Gjirokastër kanë ardhur edhe efektiva të policisë kufitare dhe shqiptare dhe policisë greke të cilët po vijojnë operacionin për kapjen e 6 transportuesve të drogës.