E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, policia sekuestron armë, 2 të arrestuar

Policia e Gjirokastrës me anë të operacionit të koduar "Siguria në komunitet" ka bërë të mundur sekuestrimin e disa armëve dhe arrestimin e dy personave. Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni, nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit të Komisariateve të Policisë Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, të Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve, të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda , të mbështetuara edhe nga një grup i "Delta Forcë", kanë zhvilluar kontrolle të shumta në lokale , pube nate , kazino , banesa dhe stane, në qytetin e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit , si dhe në akset rrrugore që janë në juridiksionin e qarkut Gjirokastër.
Gjatë kontrolleve, u bë e mundur që në qytetin e Gjirokastrës të sekuestrohet një armë zjarri automatike model 56 dhe një armë gjahu çifte si dhe 800 copë fishekë të cilat dy të arrestuarit i mbanin pa leje dhe të fshehura në banesë dhe ambjente përrreth banesës.
Sipas policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit , K.M. i datëlindjes 1965, lindur dhe banues në Gjirokastër të cilit iu gjet arma luftarake model 56 Kallashnikov si dhe ndiqet në gjendje të lirë nga ana e Prokurorisë shtetasi A.S i datëlindjes 1951, lindur dhe banues në Gjirokastër, të cilit ju gjet pa leje arma e gjahut.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›