E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, tentohet të vritet punonjësi i policisë

Share

Persona të paidentifikuar kanë tentuar mesditën e sotme që të vrasin një punonjës policie.

Ngjarja e rëndë ka Rrugën e Kavajës, pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit” ku 41-vjeçari Defrim Musai, me detyrë efektiv policie në sallën operative ishte duke udhëtuar me makinën e tij me targë TR 7380 i në momentin kur është qëlluar me armë nga persona të panjohur.

Ai ka mbetuar i plagosur dhe tashmë është dërguar në Spitalin Ushatarak për tu mjekuar. Policia ka nisur hetimet, ndërsa mbeten mister autorët dhe motivet e këtij krimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›