Policia, dhunë barbare ndaj një 79-vjeçari
Skandal ne komisariatin e policisë se Pogradecit. Një 79-vjeçar dhunohet nga polica ndërsa drejtuesit e komisariatit tentojnë te fshehin ngjarjen. I moshuari Kostaq Kreste rrëfen se pasditen e se shtunës është rrahur nga policia ne mënyrë çnjerëzore.
Sipas 79-vjeçarit ai mbërriti ne komisariatin e Pogradecit pas denoncimit te fqinjit te tij për një konflikt mes tyre. Ka qene inspektori i policisë, Kliti Poçe, i cili jo vetëm ka dhunuar te moshuarin por për dy ore rresht, siç tregon 79-vjeçari, atij nuk i është lejuar ndihma mjekësore. Vetëm pas dy orësh i moshuari Kristaq Kreste është dërguar për mjekim ne spitalin e qytetit.
Te revoltuar nga ngjarja familjaret e 79-vjeçarit denoncuan inspektorin ne polici, por komisariati nuk e pranoi. Te afërmit janë detyruar te vene ne dijeni për skandalin Shërbimin e Kontrollit te Brendshëm ne Ministrinë e Brendshme. Pas nisjes se hetimeve nga SHKB, komisariati i policisë se Pogradecit ka pranuar jo vetëm denoncimin e familjareve, por ka bere te ditur pezullimin e tij nga detyra. Çështja pritet ti kaloje Prokurorisë se rrethit ndërsa mësohet se edhe polici dhunues ka bere një denoncim ndaj te moshuarit për fyerje për shkak te detyrës./Vizion plus