Policia zbardh tragjedinë në Tiranë, vajza një vjeçare jashtë rrezikut
Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Tiranë, ku tre anëtarë të një familje humbën jetën, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.
Sipas policisë rezulton se në mjediset e kuzhinës ndodhej një bombul gazi për gatim, e cila gjatë natës ka patur rrjedhje, duke mbushur gjithë banesën me gaz, që si pasojë e një shkëndije elektrike (hapje të çelësit të dritave, të celularit), ka bërë të shpërthejë masën e gazit, që ka shkaktuar djegien e banesës dhe asfiksimin deri në vdekje të dy bashkëshortëve, Florida Niko Xhaçka, 35 vjeç dhe Genc Mehmet Spahiu, 37 vjeç dhe vajzës së tyre Jona Genc Spahiu, 4 vjeç.
Sakaq, policia bëri me dije se vajza 1-vjeçare Dea Spahiu, e cila shpëtoi për mrekulli, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.