E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezoi te " fejuaren", kerkohen 16 vjet burg

Tirane - Alman Kera, i akuzuar per trafikim te se "fejuares" per qellime prostitucioni, rrezikon denimin me 16 vjet burg. Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon shpalljen fajtor te 35-vjecarit, i cili akuzohet per trafikimin e nje te miture drejt Kosoves. Pretenca e lexuar dje, pervec denimit per vepren e kryer, permbante edhe gjoben me 600 mije leke te reja. Ne fund te seances, avokati mbrojtesi i Keres ka kerkuar nderprerjen, per te pasur kohe qe te pergatise konkluzionet. I pandehuri Alman Kera eshte arrestuar ne fund te vitit 2006, pas nje denoncimi qe i eshte bere nga 17-vjecarja S. Arra. Ai ishte fejuar me kete te fundit, nderkohe qe tri dite pas fejese, e trafikon ate ne drejtim te Kosoves, me qellim shfrytezimin e saj per prostitucion. Nje jave pasi eshte trafikuar per qellime prostitucioni, vajza ka mundur t'i shpetoje kontrollit dhe eshte larguar ne drejtim te Shqiperise, ku dhe ka bere denoncimin per te dyshuarin.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›