E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresat pësojnë humbjen e 5-të me Bjellorusinë

DURRES- Kombëtarja Shpresa ka pësuar humbjen e pestë në 7 ndeshje të Europianit 2011, duke u mundur 2-1 në “Niko Dovana” të Durrësit nga Bjellorusia. Trajneri Artan Bushati pati thirrur edhe 4 futbollistë të kombëtares A (Hyka, Vila, Ujkani, Veliu) për këtë takim, por që gjithsesi nuk kanë munguar të shmangin humbjen. Bjellorusët zhbllokuan takimin pas vetëm 8 minutash me autor Skavish, pas një gabimi të Franc Veliut në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në minutën e 36-të, 21 vjeçarët shqiptarë do të ndëshkohen sërish, këtë herë me një gjuajtje diagonale nga jashtë zonës, që e gjen Ujkanin të papërgatitur.
Autori i golit ishte i njëjti futbollist, Skavish, që ka bërë ç’ka dashur në krahun e majtë të mbrojtjes kuqezi. Në fraksionin e dytë të lojës në fushë ishte një Shqipëri ndryshe, megjithatë rastet më të mira i kanë patur miqtë. Ata arritën të shënonin edhe një gol, por që u anulua nga anësori për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 74-t Bushati hodhi në fushë edhe talentin e Olimpiakosit Vasil Shkurtaj. Vetëm 2 minuta më pas Roshi ai që shkurtoi diferencën e golave pas një krosi nga e majta e Gocajt. Kjo ishte ndeshja e shtatë dhe humbja e pestë e kombëtares Shpresa në këto eleminatore. Kuqezinjtë kanë një golavarazh tepër negativ, me 9 gola të shënuar dhe 17 të pësuar në grupin 10.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›