Gjirokastër, rikthehet pas 4 orësh energjia pas zjarrit në nënstacion
GJIROKASTËR- Specialistët e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (CEZ) të Gjirokastrës kanë arritur të riparojne në një kohë rekord defektin që u shfaq në mesnatë në nënstacionin e vjetër elektrik, pas zjarrit që ra në transformatorin e transmetuesit të tensionit të lartë.
Artim Biraci, drejtori i CEZ në Gjirokastër, tha sot se për riparimin e defektit u angazhuan 15 specialistë, të cilët bënë të mundur që brenda harkut kohor të katër orëve të rikthehet energjia elektrike për 90% e konsumatorëve në rrethit të Gjirokastrës.
Sipas tij, nga hetimet paraprake rezulton se një tranformator u përfshi në flakët e zjarri si shkak i mbingarkesës.
(d.b/BalkanWeb)