E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael Nje gjykate vendos qe nje imigrant serb nga Bosnja te qendroje ne burg

Nje gjykate izraelite vendosi sot qe nje imigrant serb nga Bosnja te qendroje ne burg nderkohe qe prokuroret po perpiqen ta ekstradojne ate ne Bosnje ku kerkohet nen akuzat per gjenocid.

Aleksander Cvetkovic akuzohet se ka qene pjese e nje skuadre prej 8 vetesh qe ka marre pjese ne vitin 1995 ne masakrimin e rreth 8 mije burrave dhe djemve myslimane ne qytetin e Srebrenices. Nje avokat thote se i pandehuri i mohon akuzat.

Nese ai e apelon vendimin procedurat e ekstradimit mund te zgjasin disa muaj.  Policia izraelite e arrestoi Aleksander Cvetkovicin te marten. Ai ishte vendosur ne Izrael me familjen ne vitin 2006 dhe kishte marre nenshtetesine izraelite nga e shoqja qe eshte hebre. Masakra e Srebrenices cilesohet si krimi me i rende ne Evrope pas Luftes se Dyte Boterore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›