E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 20 prilli, dita e Shqipërisë së pastër

Sali Berisha / Foto arkiv

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se mjedisi dhe mbajtja pastër e tij mbetet një nga problemet madhore dhe propozoi që 20 prilli të caktohet si Dita e Shqipërisë së Pastër.

20 prilli të caktohet si dita e Shqipërisë së pastër, ku të dalim sëbashku dhe të pastrojmë qytetin, fshatin, rrugët. Të prekim me dorë mjedisin. Ministria e Mjedisit duhet të marrë të gjitha masat të përcaktojë të gjitha zonat, hartën e ndërhyrjeve dhe administrata shkollat, institucionet, komunitet në mbarë vendin do të angazhohen në këtë ditë për mjedisin ka theksuar Berisha.

Gjithashu, kryeministr shtoi se shoqëria civile ka caktuar një tjetër datë për pastrimin e mjedisit, një nismë e cila do të gëzojë mbështetjen e qeverisë.

“Shoqëria civile ka përcaktuar një datë tjetër dhe i përshendes dhe u kërkoj të gjitha institucioneve t`i japin mbështetjen totale nismës së tyre, kanë përzgjedhur 9 majin. I garantoj se do kenë vetëm mbështetje se do të jemi realist sikur çdo javë të bëhet ajo ditë nevojë ka ky vend në këtë gjendje që e kemi katandisur të gjithë, tha Berisha. / G.N. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›