Gjirokaster, sekuestrohen 220 kg droge

Policia e qytetit te Gjirokastres, ne nje operacion anti-droge te kryer mengjesin e sotem ka sekuestruar 222 kilograme lende narkotike, si dhe ka vene ne pranga nje person.
Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave droga e sekuestruar eshte e llojit marijuane, nderkohe qe personi i arrestuar eshte shtetasi Reshat Ademi, kryeplak i fshatit Varfaj te Delvines.
Sipas burimeve, droga, e cila po transportohej me nje kamion me targa “DL 2767 A”, vinte nga Lazarati dhe dyshohet qe destinacion te kishte vendin fqinj te Greqise.
Burimet shtojne me tej se ajo ishte ndare ne canta shpine, por u sekuestrua fale organizimit te mire te operacionit te koduar “Sopoti”.