E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZMQ: Të hënën protestoni duke mos blerë karburant

   

Zyra për Mbrojtjen e Qytetareve pas ankesave të shumta të konsumatoreve shqiptarë, në lidhje me çmimin tepër të lartë të naftës dhe nënproduktete të saj, doli sot me një apel drejtuar qytetarëve;

"ZMQ nisur nga vëzhgimet e saj, si dhe nga konsultimet me ekspertë të fushës,vëren se situata që paraqitet në treg, me cmimet e naftës dhe nënproduktet të saj,ështëskanadaloze dhe po kontrollohet tërësisht nga kartelet që sot operojnë në këtë treg,  - thuhet ne apel. 

Organet shtetërore, në mënyrë të papërgjegjshme, vazhdojnë të mungojnë në përmbushjen e detyrës së tyre thelbësore, atë të rregullatorit dhe te arbitritnë mbrojtje te interesave te konsumatoreve. Ndërkohë që papergjegjshmeria e institucioneve pasqyrohet dhe në kuadrin ligjor, që shërben në kontrollinnë fushëne përpunimit, transportitdhe tregtimit të hidrokarbureve.

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve vëren, se ne ligjin Nr.8450, te vitit 1999, neni 14 pika 3me ndryshimet perkatese, u krijohet mundesiashoqerivetë tregtimit me shumice, të themelojne apo të marrin pjesë, edhe në shoqëri që ushtrojnë veprimtarinë si stacionetë shitjes së karburanteve me pakicë. Kjo favorizon dukshëm mundësinë që këto shoqëri grosiste, të përcaktojnë me lehtësi edhe çmimet e pakicës.

Gjithashtu nga investigimet e kryera dhe ekspertes e saj te fushes rezulton se midis kompanive të importit te naftesme ndjeshmeri ne treg ekziston nje marreveshje e heshtur për rregullim e cmimit si dhe per situaten e ruajtjen e situates monopol ne tregun shqiptar Kjo marreveshje shprehet qarte ne uljen dhe ngritjen te njetrajtshme dhe te njekohshmete cmimit te naftes dhe neprodukteve ne te gjitha pikat e shitjes se ketyre kompanive.

Këto marrëveshje janë ne kundershtim me ligjin për konkurrencen per kete arsye Zyra per Mbrojtjen e Qytetarevepergezon Autoritetin e Konkureces per fillimin e procesit te hetimit ne lidhje me marreveshjen dhe i sugjeron që hetimi të shtrihet edhe tek cilësia e karburantit.

Zyra per Mbrojtjen Qytetarei ben me dije opinionit shqiptar se 45% e cmimit te naftes jane detyrime te cilat kompanite e naftes ia paguajne shtetit shqiptar( akciza , dogana,tvsh).

Ne apelin e ZMQ i kerkohet qeverisë të marrë masat e duhura ligjore per shmangien e situates duke ulur akcizen ne favor te konsumatoreve. Autoritetit të Konkurencës i kerkohet të ndëshkoj administrativisht me gjoba të larta të gjithë shoqëritë tregtare që kanë vendosur diktatin e kartelit në treg si dhe fillimin e hetimeve për këtë sistuatë të patolerueshme.

Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve kerkon nga konsumatoret shqiptare qe nepermjet refuzimit per t'u furnizuar me karburant diten e neserme dt 01.12.2008 shpreh protesten e saj ne lidhje me kete situatete patolerueshmene treg. ZMQ fton të gjithë drejtuesit e automjeteve të solidarizohen me këtë grevë kombëtare duke kërkuar që diten e nesërme për 24 orë ata të qëndrojnë larg pikave të karburanteve si mjeti i parë i protestës ndaj karteleve të fundit në Europë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›