E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana e gdhin ne feste naten e çlirimit

Nje nate e paharruar, krejt ndryshe nga festimet e deritanishme. Tirana ka qene e pagjume, pavaresisht motit te keq.

E para qe ka hapur dyert per te gjithe qytetaret kureshtare, por edhe per dashamiresit ka qene Bashkia e Tiranes. Aty ku nuk eshte e thjeshte te hysh çdo dite, ne Naten e Bardhe kane mundur qe ta inspektojne te gjithe ata qe kane dashur.

Te ndezur kane qene edhe disa nga sheshet kryesore ne kryeqytet, por jo vetem "Skenderbej" dhe "Nene Tereza". Ne vitin e peste te festimeve per Naten e Bardhe te perkujtimit te çlirimit te atdheut nga pushtuesit nazifashiste, edhe festa eshte shperndare ne te tjera pika te rendesishme kryeqytetase.

Partizani i Panjohur ka marre serish vemendje kete vit pas festimeve te Dites se Çlirimit te Tiranes me 17 nentor. Ne sheshin e rikonstruktuar rishtazi, nje grup te rinjsh ka percjelle ate qe u quajt "ndjesite e bardha".

Nje skene artistike, tinguj te ngrohte pianoje dhe recitime poezish te autoreve me te njohur shqiptare e te huaj, si dhe krijime te vete te rinjve i kane dhene nje pamje teresisht evropiane mbremjes ne kete shesh.

Ndersa nje kuartet harqesh ka luajtur pjese te ndryshme klasike per kryeqytetasit e mbledhur enkas ne kete nate. Tejet e ndezur ka qene edhe atmosfera ne zonen e ish-Bllokut, ku grupet e muzikes rok, aq te preferuara per te rinjte, jane bere protagoniste te kesaj mbremje, duke "pushtuar" zonen me ritmet e tyre moderne.

Nuk kane munguar as shfaqjet e ritmeve te tjera muzikore moderne, si ato te "hip-hop"-it, te preferuara veçanerisht prej adoleshenteve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›