E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, sekuestrohen 7 pako me marijuanë, 3 në pranga

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 7 pako me lëndë narkotike mariuanë, si dhe ka arestuar në flagrancë 3 poseduesit e drogës. Në pranga kanë përfunduar dy studentë dhe një sportist për trafik të lëndëve narkotike, konkretisht Deni Çela, 22 vjeç , Albi Daja 20 vjeç, të dy nga Tirana si dhe Eduart Feraj 21 vjeç futbollist i skuadrës së Rubikut -Rrëshen, kategoria e dytë. Të rinjtë që udhëtonin me automjetin tip Benz, kur janë afruar postobllokut të policisë në vendin e quajtur Uji i Ftohtë , për t`ju shmangur kontrollit të policisë , dy prej tyre kanë zbritur nga automjeti dhe kanë lëvizur në drejtim të pyllit me këmbë duke marrë me vete një çantë shpine ku dyshohej se kishte lëndë narkotike. Grupi hetimor ka mbritur në vendngjarje ku ka konstatuar se në çantën ngjyrë blu, që transportonin dy të rinjtë kishte 7 pako të mbështjella me letër natriban ngjyrë të zezë, me peshë të ndryshme ku brenda tyre kishte mariuanë. Gjithashtu në çantë u konstatua edhe një peshore që shërbente për të peshuar lëndën narkotike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore rezultoi se këta shtetas lëndën narkotike e kishin blerë në Lazarat dhe do ta transportonin në drejtim të Tiranës. Në cilësinë e Provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, peshorja plastike dhe automjeti tip benz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›