Tiranë, shkojnë për të vjedhur, plagosen nga pronari i banesës

Kanë shkuar për të vjedhur një banesë por përpak sa nuk kanë mbetur të vrarë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë ku shtetasit Jetmir Avdaj dhe Vladimir Qerimaj janë qëlluar me pistoletë nga pronari i banesës teksa dy grabitësit kishin hyrë në banesë për të vjedhur.
Menjëherë pronari i shtëpisë i ka dërguar dy të plagosurit në spital dhe më pas është larguar.
Ndërkohë policia ka marrë në pyetje dy të plagosurit rreth ngjarjes por grabitësit kanë refuzuar të tregojnë emrin e autorit.