Gjirokastër, sekuestrohen 75 kg drogë me destinacion Greqinë
GJIROKASTëR- Një telefonatë anonime ka ndihmuar policinë e Gjirokastrës të vërë në pranga dy persona që po trasnportonin canta me drogë. Blutë kanë ndaluar në vendin e quajtur Shkëmbi mbrapa Kalasë në lagjen “Pllakë” të qytetit Gjirokastër një mjet tip benz i cili po lëvizte me disa çanta të mëdha shpine ku ndodheshin plot 75 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë.
Në momentin e ndërhyrjes nga ana e policisë, dy çanta janë bllokuar në bagazhin e automjetit ku dhe është ndaluar edhe drejtuesi i mjetit, ndërsa çanta e tretë u bllokua pak minuta më pas gjatë kohës që shtetasi tjetër po e sillte pranë mjetit.
Sipas Policisë së Gjirokastrës, dy të arrestuarit Agim Merdani, 54 vjec dhe Flamur Muçoademi, 52 vjec të dy nga Tepelena e kishin blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe pritej që destinacioni i saj të ishte shteti Grek.
(m.a/News24/BalkanWeb)