Superliga, probleme në ndeshjen Flamurtari-Kastrioti
VLORë- Sërish probleme në fushën e Vlorës, gjatë ndeshjes Flamurtari-Kastrioti. Një penallti shumë e dyshimtë e dhënë për skuadrën vendase në minutat e fundit, ka sjellë irritimin e futbollistëve dhe stafit të Kastriotit që janë larguar nga fusha e lojës në shenjë proteste. Minutat e fundit kanë qenë tepër të tensionuara, pasi ndeshja ishte në barazim 1-1.
Në pjesën e parë arbitri Sokol Jareci pati dhënë një penallti për Flamurtarin që e shënoi Sakaj, por Pema barazoi shifrat shumë shpejt. Kur dukej se takimi do të mbyllej në barazim, Jareci ka dhënë një tjetër penallti, por këtë herë mjaft të dyshimtë.
Lojtarët e Kastriotit janë larguar, ndërkohë që nuk ka munguar edhe një shkëmbim grushtash mes Gjondedës dhe Begës, duke bërë që gjyqtari t’i nxjerrë të dy me karton të kuq.
Ndërkohë ndeshja e luajtur në Fier mes Apolonisë dhe Dinamos përfundoi me fitoren 3-0 të skuadrës vendase, ndërsa sfida e Korcës mes Skënderbeut dhe Shkumbinit u shty për shkak të reshjeve të shumta të shiut, që përmbytën fushën.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)