Tepelenë, gjendet trupi i 17-vjecarit të mbytur
TEPELENë- Gjendet sot trupi i 17 vjecarit që mbeti viktimë pak ditë më parë në Peshtan të Tepelenës, pasi pema ku po priste dru zjarri u shkëput duke u zhytur në ujrat e lumit të Zagorisë pranë fshatit peshtan të Tepelenës. Kërkimet nga familjarë, banorë dhe policia për 17 vjecarin Kristo Gjoka, nisën që të mërkurën e kaluar kur dhe ndodhi ngjarja ku pati dhe ndërhyrje nga polumbarë përgjatë vijës së lumit, ndërsa vitkima u gjet sot pasdite vetëm 200 metra më larg nga vendi ku dhe humbi jetën.
Të mërkurën e kaluar i riu bashkë me një bashkëmoshatarin e tij ishin ngjitur në një pemë tip rrap buzë lumit të Zagorisë dhe po prisnin shkarpa për dru zjarri, por papritur si shkak edhe i erës së fortë, maja e rrapit është shkëputur duke tërhequr me vete 17 vjecarin Kristo Gjoka, i cili ka rënë në lumë, dhe e ka patur të pamundur daljen prej tij pasi është zënë nga trungu i pemës. Bashkëmoshatari i tij, mundi të shpëtonte edhe pse i lënduar në gjymtyrë nga një ngjarje e tillë.
(m.a/News24/BalkanWeb)