“Lindje, perëndim – lindje” fiton Festivali i 13-te i Filmit të Shqiptar
estivali i Filmit Shqiptar, që këtë vit mori një domethënie të veçantë nga përkimi me 100- vjetorin e Shtetit Shqiptar, ndau 13 trofetë e tij në edicionin 13-të. Nga juria e festivalit, që president nderi kishte aktorin e madh, Robert Ndrenika, filmi më i mirë artistik u shpall "Lindje - Perëndim - Lindje" me regji të Gjergj Xhuvanit.
Festivali Kombëtar i Filmit, për gjashtë ditë me radhë e kthyeu Tiranën në qendër festive për kineastët shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas si dhe për gjithë artdashësit shqiptarë kudo që ndodhen. Edhe pse rikthehej pas 6 vitesh mungesë, është mirëpritur nga kineastët shqiptarë, teksa ka ballafaquar prurjet e kinematografisë mbarëshqiptare me prodhimet më të fundit.
Gara e këtij edicioni ishte e konceptuar në seksione; tek filmi me metrazh të gjatë konkurruan 15 prodhime vendëse nga viti 2007 e deri në 2012, kryesisht tituj të njohur e të parë nga publiku. Gjithashtu pati 19 filma të shkurtër, 18 dokumentarë dhe 14 të animuar. Ndërkohë që bashkëpunimi i Festivalit të Filmit Shqiptar me "Giffon" ka sjellë për herë të parë në tapetin e kinemasë shqiptare aktorin italian Remo Girone, i njohur në vendin tonë për interpretimin në "Oktapodi"
Ja çmimet e Festivalit te 13-te te Filmit Shqiptar:
-Filmi artistik më i mirë, "Lindje - Perëndim - Lindje" i Gjergj Xhuvanit
-Regjia e filmit artistik më të mirë, nga Bujar Alimani
-Aktori më i mirë, Fadil Hasa te "Mao Ce Duni"
-Aktorja më e mirë, Luli Bitri te "Amnistia"
-Aktori më i mirë jo protagonist, Besart Kallaku te "Koha e Kometës"
-Aktorja më e mirë jo protagoniste, Margarita Xhepa te "Ne dhe Lenini"
-Filmi dokumentar më i mirë, për Antoneta Kastratin
-Filmi vizatimor më i mirë, për Ilir Kason
-Filmi i shkurtër më i mirë, për Sokol Keraj
-Çmimi special i jurisë, Joni Shanajt me "Pharmakon"
-Çmimi i karrierës, për Muharrem Fejzo
-Çmimi special i organizatorëve, për Alban Xhillarin
-Çmimi special i organizatorëve, për filmin "Besa"
-Çmimi Jubilar i 100-vjetorit, për Petrit Rukën
-Çmimi special i organizatorëve, drejtorit të fotografisë Jacques Bouquin
-Çmimi special i organizatorëve, për Nino Cceleste