50 Cent akuzohet për plagjiaturë
Reperi amerikan, 50 Cent ka përdorur melodinë e këngës "Love Gonna Pack Up And Walk Out" në hitin "Redrum". Kompozitori Robert Poindexter e ka paditur atë për shkeljen e të drejtës së autorit. Por, reperi 37-vjeçar, i cili ka performuar edhe në stadiumin e Prishtinës në vitin 2007, nuk po shqetësohet aspak, pasi që pretendon se kënga nuk është e Robertit.
“Më akuzon, kurse faktet e tij është marri e pakuptimtë,” pohon reperi, i cili ka paraqitur dokumentet në gjyq, për të dëshmuar se Poindexter nuk e ka të drejtën e autorit në këngën që e ka përdorur50 Cent, sepse Robert ia kishte shitur kohë më parë grupit “Warner Music”.
Reperi këmbëngul që gjykatësi duhet të hedh poshtë akuzat kundër tij për shkak se janë ngritur pa ndonjë bazë.
Kujtojmë se albumin e tij i fundit, “Before I Self Destruct” të cilin e publikoi para tre vjetëve, ka pasur shumë pak sukses në krahasim me albumin e tij të parë nga viti 2003, kur pati shitur tetë milionë kopje. “Before I Self Destruct” është shitur deri më tani në më pak se dy milionë kopje.