E Diel, 1 Nëntor 2026

Fialkova: Objektivi i donatorëve, zhvillimi i rajonit

Ambasadorja e Republikës Çeke në Shqipëri, Marketa Fialkova deklaroi, gjatë punimeve të Konferencës së Donatorëve në Tiranë, se ndihma e huaj për vendet e Ballkanit Perendimor duhet t'i kontribuojë zhvillimit të qëndrueshëm të këtij rajoni. Në cilësinë e përfaqësueses së vendit kryesues të BE-së, ambasadorja çeke tha se përvoja historike na tregon se ndihma e huaj duhet të përdoret si një stimul për reformat në këto vende se sa si një burim për të financuar procese të ndryshme. Sipas saj mbështetja e BE-së, që lidhet me Instrumentet e Paraanëtarësimit (IPA) dhe plani i saj disavjeçar tregon se 50 % e asistencës duhet t'i kushtohet plotësimit të detyrimeve të anëtarësimit. Forcat e bashkuara të komunitetit të donatorëve do të ndihmojnë vendet përfituese të ecin më tej në rrugën e integrimit europian, por edhe për të çuar më tej axhendën e zhvillimit për të pasur një shërbim civil të stabilizuar, pasi është një fushë shumë e rëndësishme, tha ambasadorja çeke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›