E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungojne mbikalimet ne Gjirokaster- Tepelene. Rritet numri i aksidenteve

Mungesa e mbikalimeve dhe nen kalimeve ne rrugën Gjirokaster-Tepelene ka shtuar  numrin e aksidenteve edhe me humbje jete në këtë aks.Vetem ne 2 kilometra segment rruge, nga Ura e Kardhiqit deri ne fshatin Humelice te komunes së Çepos, kane humbur jeten mbi 20 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Shqetesuese eshte mungesa e mbikalimeve edhe tek ura e Kardhiqit ne komunen e Cepos ku ndodhet shkolla  9- vjecare dhe e mesme e ku cdo dite kalojne me dhjetra nxenes.

Por përvec banorve, makinat kane shtypur edhe shume bageti te imta te cilat blegtoret i kalojne cdo mengjes ne anen tjeter te rrugës ku kane parcelat me kullota. Rreth dy muaj me pare nje autobuz kaloi mespermes nje tufe delesh duke demtuar 50 prej tyre.Për të shmangur viktima të tjera banoret kerkojne ndertimin e mbikalimeve apo te nenkalimeve në këtë segment rrugor.

Ismail Xhaferri                        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›