Koka e Zeusit Një ndër vlerat e kulturës shqiptare, rikthehet në atdhe pas 18 vitesh

Rikthehet në Shqipëri një nga objektet më të rralla arkeologjike, e grabitur nga Muzeu i Butrintit në vitin 1991
Pas 18 vjetësh rikthehet në Shqipëri koka e Zeusit, një nga objektet më të rralla arkeologjike, e grabitur nga Muzeu i Butrintit në vitin 1991. Ajo u prezantua dje në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, e vendosur nga UNESCO. Koka e Askleptus- Zeus, që kërkohej me këmbëngulje nga institucionet dhe organet kompetente të Shqipërisë, ishte blerë në ankandin e Londrës, nga qytetari italian Massimo Rossi për tiu dorëzuar palës shqiptare në një ceremoni që u zhvillua tre ditë më parë në mjediset e Ambasadës së Shqipërisë në Romë. I kemi kthyer Shqipërisë një vlerë të humbur prej vitesh, duke shënuar kështu dhe një tjetër gur kilometrik të rëndësishëm në bashkëpunimin e frytshëm që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi me palën italiane në fushën e kulturës. Koka e Zeusit, i cili sot i përket popullit shqiptar, si poseduesi ligjor i tij, është një nga shembujt e spikatur të këtij trafiku të paligjshëm, por që sot e tutje do të jetë një nga shembujt e spikatur të angazhimit serioz, e përkushtimit të shteteve palë të Konventës se UNESCO-s, siç janë Italia dhe Shqipëria", tha Ardjan Turku, ministër i MTKRS. Kjo vepër e arkeologjisë shqiptare e shek. IV para Krishtit, është zbuluar në Butrinit në vitin 1932 nga arkeologu italian Ugolini. Në fakt mbetet ende e papërcaktuar nëse kjo vepër është koka e Zeusit apo Askleptusit. Sipas arkeologes Iris Pojani ky portret i kësaj perëndie, i cili në fakt është e papërcaktuar, është gjetur nga gërmimet e Ugolinit, së bashku me skulpturat e tjera, pranë teatrit të Butrintit. Ky ka marr emrin e Askleptit, sepse një faltore Asklept, ju e dini është pranë Teatrit të Butrintit. Emërtimi i kësaj koke, si koka e Askleptit, e perëndisë së shërimit, Asklept, mund të jetë dhe e drejtë mund të jetë dhe e padrejtë. Sepse Zeusi dhe Asklepti janë dy perënditë që paraqiten në këtë mënyrë. Kjo është një nga objektet që ne kemi një portret mermeri, një mermer që dallohet menjëherë që vjen nga Butrinti, pasi ka disa shenja të veçanta", thotë arkeologia Irsi Pojani. Për sa i përket trafikimit të objekteve me rëndësi kulturore ministri Turku cilësoi se kthimi i tyre në vendin e origjinës, është tashmë jo vetëm një detyrim ligjor por dhe një realitet i prekshëm për shumë shtete që kanë ratifikuar Konventën e UNESCO-s dhe e kanë bërë atë pjesë të legjislacionit të tyre, sikundër dhe Shqipëria. Për kthimin në Shqipëri të objektit Koka e Askleptus Zeus, ministri i TKRS falënderoi Gjykatën e Romës, Karabinierinë Italiane, përfaqësuesit e Ministrisë së Pasurive Kulturore dhe veçanërisht ish- pronarin e objektit, z. Rossi, për gatishmërinë që tregoi për kthimin e këtij objekti në Shqipëri. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është duke përgatitur ligjin Për trashëgiminë kulturore dhe çështjet e trafikimit të objekteve dhe kthimit të tyre në vendin e origjinës. Falë tij do të jetë më e lehtë gjetja e adresave më të sakta duke pasqyruar dhe standardet më të avancuara europiane e botërore në këtë fushë,shtoi titullari i MTKRS. Shqipëria, një vend që ndodhet në një kryqëzim kulturash, ka vlera të papërsëritshme të trashëgimisë kulturore por për shkak të zhvillimeve historike specifike të saj sidomos pas viteve 90, ka pësuar kohë pas kohe një varfërim të tyre edhe pse jo në masë të konsiderueshme. tha ndër të tjera ministri Turku. Më tej ai shtoi se: Gjithashtu gjej rastin të falënderoj edhe qytetarët shqiptarë,futbollistët Lorik Cana dhe Igli Tare, për ngurtësimin e shumës financiare për kthimin e objektit deri në pagimin e tij nga shteti shqiptar. Ky shënon një rast pozitiv për tu vlerësuar,të angazhimit të shoqërisë civile në mbrojtjen e pasurisë kombëtare. Kjo skulpture shënon edhe fundin e skulpturave të vjedhura nga Butrinti në vitin 1991 dhe 1997. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse kjo vepër do të qëndrojë e ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar apo do të rikthehet në Butrint. Para se të vinte në Shqipëri në datën 15 maj, ora 11.00, në mjediset e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë, u kurorëzua me sukses përpjekja shumëvjeçare e autoriteteve shqiptare dhe komunitetit shkencor për rikthimin në atdhe të objektit arkeologjik Koka e Zeusit-Asklepius, grabitur nga Muzeu Arkeologjik i Butrintit në vitin 1991. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë e përfaqësuar nga Ambasadori z. Llesh Kola, nën kujdesin e tij, organizoi me këtë rast një ceremoni me të ftuar të shumtë, ku merrnin pjesë drejtuesit e Karabinierisë Italiane të Mbrojtjes së Pasurisë Kulturore, të cilët sollën me ceremoni objektin, si dhe përfaqësuesit e delegacionit zyrtar të MTKRS, z. Ekrem Spahia, zv. Ministër i TKRS dhe z. Ylli Cerova, Drejtor i Parkut Kombëtar të Butrintit. Ceremonia u përcoll nga një numër i madh qytetarësh shqiptarë e italianë, artistë, shkrimtarë, piktorë, gazetarë, televizione, ushtarakë, miq e studentë si dhe përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë. Drejtor i Pakut Kombëtar të Butrintit dhe të z. Massimo Rossi, shtetasit italian që i dorëzoi objektin shtetit shqiptar, theksuan rëndësinë e këtij kthimi dhe falënderuan autoritetet përkatëse si dhe të gjithë ato që punuan për përfundimin e kësaj procedure dhe përcjelljen dinjitoze të këtij objekti me vlera unikale në Shqipëri.