E Diel, 1 Nëntor 2026

PLL prezanton 16 kandidatët e Fierit

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia gjatë takmit të zhvilluar me sipmatizanët e tij në qytetin e Lushnjes, ka prezantuar 16 kandidatët e kësaj force politike për qarkun e Fierit. Gjatë fjalës së tij, kreu i PLL ka deklaruar se Shqipëria shkon në zgjedhjet e 28 qershorit me bilancin më pozitiv të këtyre 18 viteve. Duke kujtuar arritjet e mandatit të fundit shfaqi synimin madhor të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.Shqiptarët e meritojnë që të jenë në Bashkimin Europian dhe kemi bindjen se në 4 vitet e ardhshme do të punojmë që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian se realisht të gjithë reformat dhe standardet po shkojnë në rrugë të mbarë, veçoi kreu i PLL-së, Ekrem Spahia duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria si dhe arritjet e deritanishme. Në këtë drejtim ai përmendi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ratifikimin e MSA nga 27 vende anëtare të BE dhe aplikimin si vend kandidat, nënshkrimin e marrëveshjes për liberalizimin e vizave, ritmet e larta dhe të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik, investimet në mbarë vendin, dyfishimin e pagave dhe pensioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›