Gjirokastër, shtohen rastet e dhunës në familje
Rritet numri i denoncimeve për rastet e dhunës në familje në rrethin e Gjirokastrës. Sipas policisë, gjatë muajve të fundit janë denoncuar 34 raste të dhunës në familje, pjesa më e madhe e të cilave nga femrat.
Policia ka nxjerrë 22 urdhra mbrojtjeje për personat e dhunuar, ndërsa në 12 raste është arritur një marrëveshje mes palëve. / E. Bani