Greqi, sondazhet: E djathta kalon PASOK-un
Popullariteti i Partisë Demoracia e Re në Greqi është në rritje. Sondazhet tregojnë se partia kryesore opozitare është më e konsoliduar përballë PASOK-ut, e cila qeveris vendin.
Sipas një studimi të shoqërisë Alco, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshintani, Demokracia e re do të merrte 21,3 për qind të preferencave, kundrejt 15,5 për qind të PASOK-ut.
Në radhë pas saj vijnë Partia Komuniste greke me 7.4 %, partia e ekstremit të djathtë Laos me 5,6 % dhe Syriza, parti e majtë me 5 %.