E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Identiteti kombëtar, të frymëzojë çdo shkrimtar

Identiteti kombëtar duhet të frymëzojë çdo shkrimtar. Kështu është shprehur kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet , Shpëtim Idrizi, gjatë promovimit të librit të 18 vjeçares nga Tropoja, Veneta Callpani.

Gjatë fjalës së tij, Idrizi tha se mbështetja për shkrimtaren e re nga Tropoja nga “Shoqata Çamëria” është treguesi më i mirë i kësaj ideje dhe që lidhet drejtëpërdrejtë me identitetin dhe bashkimin kombëtare.
 

Ky nuk është libri i parë që botohet nga Veneta Callpani. Autorja e librit me prozë "Frymëzim çasti", ka botuar më parë edhe librin me poezi "Hëna dhe yjet dashurohen" si dhe "Në heshtje…"
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›