Gjirokaster, te arrestuarit para gjykates

Ne qytetin e Gjirokastres 9 te akuzuarit si shkaktare te tragjedise se ndodhur me shembjen e nje pallati, dalin para gjykates.
Prokuroria mesohet se do te kerkoje nga gjykata masen e arrestit me burg pa afat ndaj 9 te arrestuarve, ndersa vazhdojne kerkimet per nje person, i cili mundi te largohej para arrestimit.
Prokuroret e Gjirokastres qe kane marre dosjen e tragjedise ku humben jeten tre persona kane nisur edhe nje seri seancash pyetesh ndaj personave te ndryshem, perfshi ketu edhe drejtues lokale, zyrtare apo deshmitare.
Nderkohe ne godinen gjysme te shkaterruar vazhdon puna me mjete te renda per shembjen e plote te saj. Prane vendit te ngjarjes ndodhen edhe banoret e pallatit te cilet nuk kane mundur te shpetojne asgje nga banesat e tyre tashme te rrenuara.