Fier, tritol diskos, arrestohet autori 29 vjecar
Policia arrestoi autorin e shpërthimit të ndodhur dje pasdite pranë një diskoje në qytetin e Fierit. Dyshohet se ngjarja ka për motiv një grindje mes autorit dhe pronarit të diskos. Në pranga 29 vjecari.
FIER- Arrestohet autori i vënies së ekplozivit një ditë më parë në një disko në qytetin e Fierit. Dionis Filipi 29 vjec, dyshohet se është autori i ekplozivit në derën e një diskoje në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i Zi” në qytetin e Fierit. Sipas burimeve nga policia 29 vjecari mësohet të jetë grindur një javë para ngjarjes me pronarin e diskos me iniciale A.S. Ky mund të ketë qenë shkaku i shpërthimit që është dëgjuar mbasditen e së martës në lagjen “Apollonia”. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar pasi diskoja ka qenë e mbyllur. Nga sasia e ekspolozivit është dëmtuar hyrja e godinës dhe ka lokali ka pësuar dëme të vogla materiale. Gjatë kontrollit në banesë policia sekuestroi një automatic kallashnikov.
(s.g/BalkanWeb)