E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, ekspertë gjeologë në pallatin e shembur

Ekspertë të gjeologjisë kanë filluar të masin problemet sizmike, si dhe të qartësojnë shkaqet reale të shembjes së pallatit. Gjithashtu sot ka nisur shembja e pjesë së mbetur të pallatit 5 katësh, shembja e të cilit shkaktoi 3 të vdekur. 

GJIROKASTER- Ekspertë të gjeologjisë kanë filluar të masin problemet sizmike, si dhe të qartësojnë shkaqet reale të shembjes së pallatit. Gjithashtu sot ka nisur shembja e pjesë së mbetur të pallatit 5 katësh i shembur pjesërisht 4 ditë më parë dhe që shkaktoi 3 të vdekur la 20 persona të pastrehë.

Ka rinisur sot në mëngjes shembja e pjesës së mbetur të pallatit pesëkatësh, i shembur pjesërisht 4 ditë më parë dhe që shkaktoi 3 të vdekur la 20 persona të pastrehë. Procesi për shembjen po zhvillohet në masa të rrepta të policisë së Gjirokastrës.

Në një prononcim për median Prefekti Ksera tha se në vendngjarje ndodhen dhe ekspertë gjeologjikë të cilët cilët kanë filluar të masin problemet sizimike, si dhe të qartësojnë shkaqet reale të shembjes së pallatit.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e gjeologjisë, të cilët kanë filluar të masin problemet sizimike, si dhe të qartësojnë shkaqet reale të shembjes së pallatit.

Punimet u ndërprenë mbrëmjen e së martës për shkak të erresirës dhe mungesës së ndricimit në lagjen “11 janari” të qytetit të Gjirokastrës. Gjithashtu shkak për pezullimin e punimeve ishte dhe një defect në makinerinë e skrepit që është vënë në dispozicion të shembjes së godinës 5 katëshe.

Gjatë ditës së djeshme banorët e pastrehë protestuan dhe kërkuan të shpëtonin një pjesë të orendive të mbetura.Por urdhri ka qenë i prerë, që askush prej tyre të mos ndërhyjë në rrënoja apo pjesët e mbetura për shkak të rrezikut që paraqitet. Banorët protestuan dhe për fondin e emergjencës prej 200 mijë lekësh që akordoi bashkia e Gjirokastrës, pasi sasia në fjalë nuk u mjaftonte për të shlyer ate cka u është shkatërruar nga shembja e pallatit.

Familjarët të mbetur tashmë të pastrehë ,janë akomoduar në një nga hotelet në lagjen “11 janari” ndërkohë që në vendgjarje kanë qenë të aktivizuara gjatë gjithë kohës dhe efektivët e policisë. Tashmë është shembur pothuajse 1/3 e ndërtesës ndërkohë që pritet të hidhet në tokë dhe ajo cka ka mbetur, pjesa kryesore e parme e ndërtesës 5 katëshe.
Pallati pesëkatësh në lagjen ‘11 Janari’ të qytetit jugor të Gjirokastrës u shemb mesditën e së dielës duke shkaktuar tre viktima.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se pallati i ngritur në një kodër u shemb si pasojë e ndërtimit të një godine të re, pranë tij. Deri tani për këtë ngjarje janë arrestuar 9 persona, punonjës të bashkisë së Gjirokastrës dhe të firmës që po ndërtonte pallatin e ri.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›