E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, po gërmonte në stogun e kromit, plagoset 29-vjecari

Një i ri është plagosur gjatë gërmimit në stogun e kromit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 jashtë galerive të Minierës në stogun e kromit, kur nje 29 vjecari gjatë gërmimit i shpërtheu një granatë që ndodhej e fshehur mes stogut të kromit. 

BULQIZE-Një incident i rëndë është shënuar sot në Minierën e Bulqizës. Një i ri është plagosur gjatë gërmimit në stogun e kromit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 jashtë galerive të Minierës në stogun e kromit, kur shtetasi Kujtim Miftari 29 vjec po gërmonte për të mbledhur copa kromi. Gjatë gërmimit shpërtheu një granatë që ndodhej e fshehur mes stogut të kromit. Si pasojë 29 vjecari mori plagë të rënda në sy dhe në fytyrë. Ai u ndihmua menjëherë nga të tjerë banorë të Bulqizës që po punonin në Minierë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për incidentin. Nga hetimet paraprake dyshohet se granata mund t’i përkasë arsenalit të shpërndarë të armëve në rrëmujat e vitit 1997.
Ndonese në këtë pjesë jashte minieres është urdheruar që të mos nderhyet, serish banore dhe me te shumti femije, perdite germojne dhe grumbullojne krom ne sigurim te te ardhurave minimale per jetesën e tyre.
Incidenti i sotëm në Bulqizë është një prej shumë rasteve fatkeqe që janë shënuar këto dy vitet e fundit në Minierën e zonës. Mbi 16 minatorë kanë gjetur vdekjen në galeritë nëntokësore në Minierës së Bulqizës. Ekspertët kanë deklaruar si shkaqe të incidenteve, pakujdesinë dhe mungesën e kushteve të sigurisë në punë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›