E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, arrestohen 3 persona për vjedhje

Policia e Kavajës bëri të mundur arrestimin të tre të rinjve të cilët dyshohen për vjedhjet e automjeteve, motorrave dhe motocikletave.

Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Besnik Veza, 28 vjeç, Fatos Malaj, 30 vjeç dhe Sokol Murati 20 vjeç pasi në fshatin Spille Kavajë, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë pasi kishin vjedhur e motoçikletën në pronësi të një shtetasi.

Aktualisht vazhdon puna hetimore në drejtim të dokumentimit tërësisht të një sërë vjedhjesh të automjeteve, motorrave dhe motocikletave të ndodhura në Kavajë nga ky grup me këtë tendencë.

Gjithashtu një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar shtetasi Shkëlzen Luka, pasi përballë Kopshtit Botanik Tiranë, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin Arben Rreli, 47 vjec.
 


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›