Vritet në qendër të Athinës i riu shqiptar

Vritet me armë në qendër të Athinës një 36-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku shqiptari është qëlluar me armë nga persona të panjohur të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur dot të jetojë si pasojë e plagëve të marra.
Nuk dihen ende motivet e vrasjes së shqiptarit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.