Emergjencat Civile: 15 vatra aktive zjarri. Pa energji Dhërmiu dhe Palasa
Tiranë- Vijon të jetë emergjente situata e zjarreve në vend, ndërsa shënohen edhe sot vatra të reja të përhapura.
Një zjarr që ka përfshirë një zonë në kodrat e Dhërmiut në jug të vendit, ka lënë pa energji elektrike të gjithë zonë bregdetare.
CEZ ka deklaruar sot se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e zjarrit që vijon me intensitet të lartë. Bëhet e ditur se është shkëputur për shkaqe sigurie, linja e cila furnizon Dhërmiun dhe Palasën.
Zjarri në Kodrën e Dhërmiut është aktivizuar ditën e sotme, ndërkohë që forcat e armatosura kanë shkuar ne ndihmë të forcave lokale për të vënën ënën kontroll zjarrin.
Ministria e Mbrojtjes ndërkohë bën me dije se situata e zjareve aktualisht është problematike, me 15 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, për të cilat po punohet me intensitet për shuarjen e tyre.
Qarku Dibër: Gjatë ditës së sotme vazhdojnë të jenë 6 vatra aktive zjarri. Në ekonominë pyjore Lura 1, në vendin e quajtur Zhavori, në Parkun Kombëtar Lura 2, në vendin e quajtur Fusha e Pelave, në Pllaut-Qafë Murrë, në pjesën veriore të kësaj ekonomie, në Zall-Gjoçaj, në vendin e quajtur Kodra e Tollës, në rrethin e Matit, në Malin e Bejinit dhe në Shupenzë. Zjarret janë nën kontrroll dhe vijon puna për fikjen e tyre.
Qarku Kukës: Ka 2 vatra zjarri në në fshatin Zapod, komuna Zapod si dhe vatra e zjarrit në Qafë Kom, të cilat janë të izoluara dhe nën kontroll. Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna për fikjen e plotë nga forcat e policisë pyjore, forcat zjarrfikëse dhe komuniteti.
Qarku Lezhë: Ka 1 vatër aktive zjarri, në komunën Kthjelle.
Qarku Shkodër: Ka 5 vatra aktive zjarri në rrethin e Pukës. Në pyllin mbi fshatin Gojan-Gjegjan, 2 vatra në Iballë dhe 2 vatra në Qerret. Ndërsa vatra e zjarrit pranë Thethit u shua plotësisht.
Qarku Vlorë: Gjatë ditës së sotme u shfaq një vatër zjarri në fshatin Dhërmi. Forca të PMNZH-së Vlorë, kanë shkuar në ndihmë të forcave lokale dhe po punojnë për vënien e plotë nën kontroll dhe fikjen e zjarrit.
Qarku Elbasan: Nuk ka vatra zjarri aktive. Vatra që u shfaq në mëngjesin e sotëm në komunën Përparimaj u shua nga ndërhyrja e menjëhershme e forcave të PMNZH-së.
/IDEA/