Kandidimi i Majkos në OKB, në 18 janar shpallet fituesi
TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara pritet të përzgjedhë në 18 janar zëvendësin e tij, për Evropën dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit.
Për këtë post kandidon edhe njëri nga personalitetet e politikës shqiptare, ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko. Sipas lajmeve që vijnë edhe nga burimet diplomatike, gjasat që këtë post ta fitojë deputeti shqiptar janë tepër të mira, edhe pse vendimi mbetet në dorën e OKB-së. Në kandidim mbeten ende edhe dy figura që vijnë nga shtete të tjera, por që nuk vijnë nga politika, por nga shoqëria civile.
Prej ditësh, Majko ndodhet në Uashington, në pritje të vendimit, cili do të jetë një lajm i mirë jo vetëm për ish-kryeministrin që menaxhoi në vitin 1999-të krizën kosovare. Lajmi për kandidimin e Majkos në këtë post të rëndësishëm u bë publik, pas mbledhjes së parë të kryesisë së re të PS-së, ku gjithashtu u debatua fort për mungesat e 3 deputetëve gjatë seancës parlamentare, ku u votua për kreun e KLSH-së. Lajmi u mbajt tepër sekret, pasi ashtu siç shpjegoi më pas edhe kreu socialist në kryesinë e grupit, ishte kërkuar edhe nga ndërkombëtarët. Ndërsa më pas, vetë Majko sqaroi se “unë jam vënë në dijeni që emri im, si shqiptar, është duke u konsideruar për një kandidaturë të mundshme pranë Kombeve të Bashkuara, në pozicionin e ndihmës sekretarit të përgjithshëm të Europës dhe vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit”.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)