Gjirokastër, zbulohet fabrika e bombulave false, pronari një tatimor

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e disa makinerive që prodhonin bombula gazi të fallsifikuara. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Bombula” janë ndaluar edhe dy persona ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.
Sipas policisë janë sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombula gazi të fallcifikuara, 9072 bombula gazi, katër baleta me amballzh për paketim të bombulave,një automjet tip furgon,si dhe një automjet .
Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy armë zjarri model 63 (pushkë ), si dhe tre krehëra me 61 fishkë.
Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin e firmës Spiro Memisha si dhe përfaqësuesin ligjor të kësaj firme Ervin Kuti ndërsa është shpallur në kërkim pronari i firmës Ella 2012, Marko Shugro i cili njëkohësisht është edhe punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër.
Sipas policisë specialistët e Sektorit Kundër Krimit Finaciar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër prej disa javësh kishin marrë informacion në rrugë operative se në një punishte në afërsi të fshatit Vrisera të rrethit Gjirokastër që ishte e liçensur për prodhim të gozhdëve , mund të prodhoheshin dhe mbusheshin bombula gazi duke falsifikuar etiketën dhe mbishkrimet e tjera , me qëllim konkurence në treg.
Mbi bazën e këtyre informacioneve Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Finaciar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër , pas një pune hetimore disa javore , duke përdorur metodat speciale të hetimit më datën 24.05.2012 rreth orës 18.20 kanë nisur dhe zhvilluar operacionin e koduar "Bombula" i cili ka vijuar për tre orë, operacion i nisur në aksin rrugor Gjirokastër –Vrisera.
Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 18.20 , në aksin rrugor Gjirokastër- Vrisera , kanë bërë bllokimin e një automjeti tip Merceds Benx furgon me traga AA 042 AE, që drejtohej nga shtetasi Spiro Memisha , shoferi i firmës Ella 2012, ku nga kontrolli në brendësi të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan 1920 bombulla si dhe 2880 bombulla.
Operacioni ka vijuar edhe në banesën e pronarit të firmës shtetasit Marko Shugro , ku nga kontrolli u gjet edhe një armë tjetër zjarri model 63 me një krehër me fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale të Fallcifikimit të vulave dhe stampave, të armbajties pa leje, të shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive