Shpërthim në Durrës, s`ka të lënduar në njerëz

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur pranë muzeut në lagjen 6, rruga “Aleksandër Goga”, ndërkohë që nga hetimet paraprake mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në trotuar.
Nga shpërthimi, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, ndërkohë që policia ka shoqëruar një person i cili dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në trotuar.
Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.