Gjirokastër, zbulohet parcela me kanabis në hetim polici
GJIROKASTER- Pezullohet nga detyra dhe ka nisur ecuria disiplinore për përjashtimin nga Policia e Shtetit për Ndihmës Specialistin për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Gjirokastrës që mbulon Komunën Picar.
Behet fjale për policin me inicialet S. D ndaj te cilit ka nisur dhe procedimi penal për neglizhencë dhe mos kryerje të detryrës. Masa ndaj tij u mor pas zbulimit të një parcele të mbjellë me kanabis në fshatin Kaparjel të komunës Picar.
Rreth orës 05.00 të mëngjesit të djeshëm forcat e policisë zhvilluan operacionin e koduar “Maskimi”, ku si rezultat në vendin e quajtur ‘Gavore” zbuluan një parcelë ku ishin kultivuar 86 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.
Bimët varionin nga 60 deri në 80 centimetra të larta si dhe disa rrënjë të madhësisë 10 deri në 20 cemtimetra. Në momentin e shkatërrimit të parcelës nuk është gjetur asnjë përson në parcelë, ndërkohë që pas hetimeve policia ndaloi si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike shtetasit Nexhin dhe Hakim Mustafarajn.
(s.g/balkanWeb)