E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet një nga autorët e vjedhjes së bankës

Policia lokale bëri të ditur se autor i ngjarjes është shtetasi Elins Malaj, 22-vjeç, emigrantë, i cili një ditë para se të ndodhte grabitja e bankës kishte denoncuar vjedhjen e makinës së tij.

Policia ra në gjurmët e tij pas ndalimit për hashash, por më pas u zbulua se ai ishte edhe autor i grabitjes së bankës.

Policia ka shpallur në kërkim edhe dy autorët e tjerë të bankës, që të maskuar qëlluan me armë brenda ambienteve.

Ngjarja shkaktoi terrorizimin e banorëve përreth, ndërsa përveç një sasie parash në bankë, grabitësit i morën 1 milion lekë edhe një gruaje aty pranë, e cila ndodhej në makinë së bashku me dy fëmijët e saj. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-18 17:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›