E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, bie nga tarraca e pallatit 5 katësh, vdes 43 vjeçari

TIRANE-Një 43 vjeçar humbi jetën duke rënë nga tarraca e një pallati 5 katësh në zonën e Porcelanit në Tiranë. Ngjarja është shënuar rreth orës 11:00. Nga të dhënat e para mësohet se viktima Xhavit Qatipi së bashku me një komshi tjetër donin të restauronin tarracën e pallatit parafabrikat, pasi ajo pikonte. Vetë Qatipi, ishte pronar i një prej apartamenteve në katin e pestë (kati i fundit) i këtij pallati.

Sipas policisë ka qenë kova e ngarkuar me llaç që 43 vjeçari ka tentuar ta ngrejë lart, që e ka tërhequr poshtë duke i shkaktuar dhe vdekjen.
Xhavit Qatipi është dërguar me fraktura e plagë të rënda në spital ushtarak, ku dhe humbi jetën.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›