Gjirokastër, zjarr në universitetin E. Çabej
Një nga zyrat e Universitetit Eqerem Çabej, në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë mesditën e sotme nga flakët.
Burime nga Gjirokastra bëjnë të ditur se është djegur zyra e Këshillit të Administrimit përkatësisht zyra e kancelarit të Universitetit.
Studentët janë larguar në kohë, ndërkohë zjarrfikësit bëjnë me dije se tashmë zjarri është lokalizuar.
Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë siguruar se ambientet e tjera të Universitetit nuk rrezikohen.