E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vdes elektrotekniku kroat

Një ngjarje e rënë ka ndodhur sot në mesditë në Fier. Damir Çehuliç, 30 vjeç, me shtetësi kroate, me profesion elektroteknik ka humbur jetën gjatë punës në nënstacionin 110 kilovolt të Fierit.

30-vjeçari ka qenë duke punuar për rehabilitimin e këtij nënstacioni dhe aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Trupi i tij, i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Fierit ndërsa nga shërbimet e policisë vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. /K.TH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›