E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Krasniqi: Me rëndësi rritja e bashkëpunimit

Presidenti Topi ka pritur sot kreun e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën zyrtare në Tiranë. Bashkëpunimi reciprok mes dy vendeve dhe hapat e rëndësishëm që ka bërë Kosova në tre vite pavarësi kanë qenë në qendër të bisedës mes Topit dhe Krasniqit.

Të dy palët kanë shprehur dëshirën dhe inkurajimin për realizimin konkret të dialogut Prishtinë-Beograd, i cili rinis sot. Ata theksuan se përmbushja e negociatave do të tregojë që faktori shqiptar vijon të japë shembullin më pozitiv për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Topi dhe Krasniqi theksuan rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve tona në fusha si ekonomia, arsimi, shkëmbimet tregtare, përafrimi i legjislacionit, etj. në mënyrë që të projektohet së bashku e ardhmja e tyre dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›