E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Nisma, për të zgjidhur problemin me Kosovën

 Bisedimet teknike me Prishtinën nuk do të çojnë në njohjen eksplicite apo implicite të pavarësisë së Kosovës. Ky ka qënë konfirmimi i dhënë nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.

Ndër të tjera, Tadiç ka deklaruar se në Bruksel po zhvillohen bisedimet të cilat mund ta vënë në pikëpyetje pozitën e Serbisë, ndërsa për të, Serbia dëshiron të zgjidhë të gjithë çështjet dhe problemet e qytetarëve të Kosovës.

Serbia do të vazhdojë me nismat e saj për të zgjidhur problemin e Kosovës, sepse ky është burim potencial i jostabilitetit në Serbi, regjion dhe Evropë, tha më tej Tadiç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›