Gjirokastër, zjarri djeg plotësisht një depo magazinimi
GJIROKASTER- Flakët e një zjarri kanë djegur tërësisht një depo magazinimi në Gjirokastër. Zjarri ka rënë rreth mesditës së sotme në një prej lagjeve të qytetit të gurtë, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Mësohet se zjarri nuk ka shkaktuar dëme materiale në njësi të tjera që ndodheshin pranë ndërsa depoja e magazinimit është djegur plotësisht. Forcave zjarrëfikëse u janë dashur plot 40 minuta për ta shuar tërësisht zjarrin duke shmangur përhapjen e tij në të gjithë pallatin.
Ende mbetet i paqartë shkaku i rënies së zjarri, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë një pakujdesi.
(e.n/News24/BalkanWeb)